Braho i kthehet Kumbaros: Varfëria tregon se buxhetet tuaja janë veç për ti hedhur hi syve qytetarëve në prag fushate!

0
163

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetar të Qarkut Gjirokastër,
Nëpërmjet këtij statusi po i kursej “Keqardhjen” deputetes së Qarkut znj. Mirela Kumbaro.
Sa shumë po lodhen pushtetarët e Rilindjes për të investuar në përmirësimin e qytetit të Përmetit!
Shumë thjeshtē zonja Deputete e Qarkut mjafton të shohësh rrugën e njësisë administrative të Pacomitit ku jetojnë rreth 500 banorë të cilët edhe pse paguajnë taksa, nuk kanë një rrugë!
Ju e nderuar keni 7 – vite së Bashku me Rilindjen në pushtet por këtyre banorëve nuk ja dini hallet sepse ata i dëgjoni vetëm kur “Ju” keni hallin tuaj, atë të votës.
Për mos të folur për rrugën Përmet – Çarçovë sepse ajo është histori më vete dhe qershia juaj mbi tortë është spitali i qytetit të Përmetit ku ju jeni mjaftuar vetëm me emërime dhe duke e trajtuar shërbimin ndaj qytetarëve si një kamp anëtarësie politike Rilindase!
Si mund të flisni për vende me resurse natyrore përrallore si qyteti i Qarku i Gjirokastrës kur në 7 – vite qeverisje nuk u ndërtua një rrugë e vetme në Këlcyrë, mashtruat mijëra familje me restaurimin e banesave të tyre duke lënë punimet përgjysëm dhe duke i shtuar hallet familjarëve të detyruar të mernin borxh për të patur përsëri një banesë ku të mblidhnin familjen e tyre.
Të gjitha këto ju shpallin të pafuqishme e nderuar pasi, propaganda e lustruar përballë një shoqërie e cila shikon dita ditës vuajtje dhe varfëri tregon më së miri se buxhetet tuaja janë veç për ti hedhur hi syve qytetarëve në prag fushate.
Ne jemi pranë qytetarëve kemi premtuar të jemi zëri i tyre dhe do vazhdojmë sepse ne kemi “Lindur” nga populli i thjeshtë dhe i kuptojmë hallet e tyre më mirë se çdo kush.

Punëkonkretejofjalë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here