Braho largohet nga kryetar i PEISH: Premtoj se do jem luftëtar i pamposhtur për të drejtën e qytetit dhe qytetarëve Gjirokastrit

0
152

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetar, të dashur miq!
Për më shumë se 4 – vite kam qënë Kryetari i Partisë për Europianizim dhe Integrim (Dega Gjirokastër) duke u përpjekur që në çdo kohë dhe moment të isha pranë interesave të shtresave në nevojë sepse e shihja si përgjegjësi dhe detyrim pozicionin tim!
Në çdo moment jam përpjekur të jap më të mirën edhe pse e di se ka të kënaqur dhe të pakënaqur nga vendimet e subjektit politik që drejtoja por, unë, e kam parë gjithmonë politikën si një instrument me atë të së cilit mund të mbrosh të drejtat e mjaft qytetarëve.
Dua të falenderoj cilido i cili ka mbështetur këtë subjekt politik dhe ka besuar se ne mund t’ja dilnim, falenderoj edhe skeptikët sepse nëpërmjet tyre ne u bëmë më të fortë për të përballuar sfidat!
E ndiej detyrim ndaj çdo qyetatari të vendit tim të lindjes, prandaj publikisht, po jap dorëheqjen e pa revokueshme si Kryetari i Partisë për Europianizim dhe Integrim të Degës Gjirokastër, sepse në këtë mënyrë unë mendoj se respektoj Demokracinë duke i hapur rrugën elementëve të rinj të cilët mund të bëjnë dhe duhet të bëjnë shumë më mirë.
Falenderoj kolegët, miqt dhe të afërmit të cilët më kanë mbështetur në këtë rrugëtim!
Premtoj se do jem luftëtar i pamposhtur për të drejtën e qytetit dhe qytetarëve Gjirokastrit kurdoherë që do më jepet mundësia.
Përgjithmonë me ju,
Gramoz Braho

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here