Braho merr pjese ne firmosjen e marreveshjes me Bashen

0
136

Partia Demokratike ka mbyllur sot firmosjen e marrëveshjes me 9 parti të spektrit opozitar. Në orët e vona të pasdites kryetari Basha firmosi për krijimin e koalicionit opozitar dhe me Partinë për Europianizim e Integrim me kryetar Rivelino Çuno. Ne takim ishte i pranishem edhe kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho. Kjo parti deri më tani është shprehur qartë që mbështet kauzën opozitare dhe ështe krah PD dhe spektrit të partive të tjera të opozitës për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme Më herët PD dhe kryetari Basha mundësoi firmosjen e marrëveshjeve me parti të tjera opozitare për krijimin e një koalicioni që synon garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Deri në mesditën e së martës, Koalicionit Opozitar iu bashkuan 8 parti: PR, PAA, PBDNJ, PDK, LZHK, PLL, PDIU dhe LSI si dhe pasdite PEISH- Partia për Europianizim e Integrimin e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here