Braho ndaj Bashkisë Gjirokastër : Stop manipulimit, e vërteta u takon qytetarëve!

Nga Gramoz Braho

“Drejtuar popullit të qytetit të Gjirokastrës!
Të nderuar Gjirokastrit,
Disa drejtues të Bashkisë Gjirokastër, duan të gënjejnë por nuk dinë!!!
“Doktori” po përdor çdo instrument duke proklamuar çdo ditë “amatorë” për të prezantuar qytetit tonë vendime të cilat kanë një vit që janë marrë ( 26 Mars 2019) dhe po zbatohen nga organizatat partnere “Save the Children” .
“Doktor” , ndoshta të kanë folur që nga Këshilli na kanë nxjerrë me polici bashkë me qytetarët në shtator të 2019 pse kërkuam zbatimin e vendimit që e zgjedhura juaj tē cilën mund ta publikojmë me zë dhe figurë, ishte e para që ka debatuar, arsyeja, pse i kemi kërkuar zbatimin e V.K.B. Nr. 44 datë 26.03.2019 dhe absurtiteti është se sot kjo zonjë e prezanton si arritje
E keni vendimin e zeza mbi të bardhë i nderuar ” Doktor” ju lutem tregojani drejtoreshës suaj si dhe drejtoreshës e cila “bëri namin” atëherë për ta miratuar, “Planin Social”
Të nderuar qytetarë, ne si forcë politike i njohim vetëm një meritë “Rilindjes”

MANIPULIMIN

Stop manipulimit, e vërteta u takon qytetarëve.

PEISHMEQYTETARËT”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment