Braktisja e Shqipërisë, mbi 65 mijë emigrantë marrin nënshtetësi të huaj

0
169

Emigrantët shqiptarë  janë të dytët në rradhë pas Marokut për numrin e lartë të nënshtetësive që kanë marrë në vendet e Bashkimit Europian. Instituti Europian i Statistikave, Eurostat evidenton se janë 67.500 shqiptarë që gjatë vitit 2016 kanë marrë nënshtetësinë. Një numër që ka ardhur në rritje, duke na renditur të dytët pas marokenëve.

Peshën kryesore e mbajnë dy vendet fqinjë, Italia dhe Greqia, ku kanë marrë nënshtetësi 97 % e emigrantëve shqiptarë. Në Itali dhe Greqi emigrantët nga Shqipëria mbajnë vendin e parë për pajisjen me pasaportë krahasuar kjo me emigrantë nga vende të tjera të botës.

Pas Shqipërisë, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve që kanë marrë nënshtetësi në vendet e Bashkimit Europian është Maroku, me rreth 101.300  persona, të cilët kanë marrë nënshtetësi spanjolle dhe franceze. Të tjera vende me numër të konsiderueshëm të emigrantëve që kanë marrë nënshtetësi të huaj janë India, Pakistani dhe Turqia.

 

EMIGRANTËT QË KANË MARRË NËNSHTETËSI NË 2016

                                                                     (Burimi: Eurostat)

 

Maroku                        101.300 persona

Shqipëria                      67. 500 persona

India                             41.007 persona

Pakistani                      32.009 persona

 

 

VENDET DHANË NËNSHTETËSI PËR SHQIPTARËT

                                                    (Burimi: Eurostat)

Itali                              54.7%

Greqi                           42.3 %

Belgjikë                        0.8%

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here