Breshëri kallashnikovi makines se policisë në Gjirokastër

0
164

Konstantinos Kacifas 35 vjec nga Bularati i Dropullit ne Gjirokaster rreth ores 10:00 ka qelluar me bresheri kallashnikovi makinen e policise se Gjirokastres. Nga zjarri i hapur nuk ka demtime ne njerez, vetem makina ka demtime ne xhamat e saj. Duhet theksuar se diten e sotme ne Bularat po festohej “Dita e Greqise”, ku Kacifas fillimisht ka qelluar ne ajer me kallashnikov dhe me pas kur pa afrimin drejt tij te forcave te policise vendore, ai menjehere ka qelluar edhe ndaj tyre. Personi ne fjale pas ngjarjes dyshohet se eshte larguar ne drejtim te Greqise ose i fshehur ne kodrat e zones. Forcat e policise jane vene ne ndjekje te tij, ku ne ndihme te tyre jane edhe dy helikoptere. Konstatinos Kacifas eshte me banim ne Athine dhe dyshohet se eshte me probleme mendore, ai kishte nje jave qe kishte ardhur nga Greqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here