Burg pa afat për katër bylyshiotët të cilët u kapën me kanabis

0
519

Shkalla e parë e gjyqësorit, ka lënë në burg katër të arrestuarit e policisë, të cilët u kapën me hashash mëngjesin e të mërkurës në zonën verilindore të Memaliajt. Besian Zika vëllai i kandidatit të LSI për deputet Reshat Zika, Pëllumb e Festim Rona si dhe Coban Kalemi, do të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit deri në zhvillimin e seancës së rregullt gjyqësore. Kështu ka vendosur në orët e mesditës së të shtunës, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Blerta Cibuku. Avokatët e tyre, kanë kërkuar masën detyrim paraqitje por u kundërshtua fort, nga prokurori i cështjes Emror Kasaj i cili për të gjithë, ka kërkuar nga gjykatësja Cibuku, vlerësimin e masës së arrestit “burg pa afat” për shkak se për ta, egzistojnë të dhëna në dosjet e tyre, që të jenë konsumues të veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në bazë të provave që ka paraqitur në organin e akuzës, Pëllumb dhe Festim Ronës, i është gjetur gjatë aksionit të policisë së tre ditëve më parë, 65 kg marijuanë në banesë, Besim Zikës, i është gjetur 17 kg marijuanë po në banesë, ndërkohë që Coban Kalemit i është gjetur 160 kg marijuanë rifuxho në 19 thasë, si dhe një automatik model “56” me 14 fishekë. Katër personat që do të qëndrojnë në burg deri në fillimin e seancës së rregullt gjyqësore, janë të gjithë nga fshati Bylysh i rrethit të Tepelenës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here