Buxheti 2021/Basha: Rama ka planifikuar t’u japë 120 mln euro koncesioneve

0
153

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për mediat ditën e sotme, ku ka folur në lidhje për buxhetin e vitit 2021.
Basha ka akuzuar qeverinë se në buxhetin e vitit 2021, kryeministri Edi Rama ka planifikuar tu japë koncesioneve 120 milion euro.
“Arsyeja pse i ka bërë bisht pyetjeve është zbuluar dje kur qeveria prezantoi buxhetin e 2021. Buxheti më i papërgjejgshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite.Tablo më e qartë e edi Ramës që edhe në muajt e fundit të pushtet zgjat dorën te paratë e shqiptarëve dhe vjet PPP si ajo e inceneratorëve. Tabela që tregon sa para ka planifikuar Rama tu japë koncesioneve të PPP-ve. Vetëm inceneratorët do të marrin vitin e ardhshëm 120 milion euro. 120 milion euro janë planifikuar tu paguhen kontratave dhe koncesioneve. Shumë 6 herë më e lartë se planifikimi për indeksimin e pensioneve. 3 herë më e lartë se shuma e dedikuar për familjet në nevojë dhe në ndihmë ekonomike. Kurrë nuk ka qenë më qe qartë zgjedhja e një qeverie të zbatojë planin tonë me 5 pika .”-tha Basha./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here