By-Pass-i i Tepelenës po shkon drejt përfundimit

0
159

By-Pass-i i Tepelenës është drejt përfundimit,ndërsa punimet për mbrojtjen lumore kanë përfunduar plotësisht. 70% e veprës është ndërtuar dhe puna po fokusohet në kilometrin e parë dhe të dytë. Në pjesën e parë të rrugës vështirësitë janë më të mëdha, pasi bëhet fjalë për të vendosur në dukje edhe pamjen e kalasë së Ali Pashë Tepelenës me një karrexhat konsol 6 metra.
Punimet për By–Pass-in e Tepelenës nisën në korrik të vitit 2018-ë dhe parashikohet të përfundojnë në Korrik të vitit që vjen. Rruga prej 2.1 kilometrash do të lidhë segmentet Levan-Tepelenë dhe Tepelenë–Gjirokastër–Kakavijë duke u bërë një nyje e domosdoshme për korridorin jugor të vendit. Në të dy anët e rrugës parashikohet ndërtimi i dy korsive 2.5 metra secila dhe ndërtimi i trotuareve përgjatë Kalasë. Vepra i ka kushtuar buxhetit të shtetit 29 milionë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here