Çaji në bustina, i bombarduar me pesticide dhe lëndë toksike

0
192

Shumica prej jush mund të zhgënjehen nga fakti se në çajin e tyre të preferuar gjenden një shumëllojshmëri kimikatesh dhe komponentësh të tjerë. Ky është përfundimi i një testimi të bërë në laborator, sipas të cilit substanca toksike gjenden në shumë prej markave të çajit.
E vërteta nuk mund të fshihet edhe pse ju mund të mërziteni kur të mësoni se pija juaj e preferuar është e ngarkuar me sasi të larta të pesticideve dhe kimikateve të tjera të rrezikshme.
Pesticide
Shumica e bimëve nuk janë të lara para procesit të tharjes, që do të thotë se çaji jo-organik përmban mbetje të pesticideve. Një numër i madh i llojeve të çajit, duke përfshirë edhe ato që konsiderohen si organike, përmbajnë pesticide të njohura si kancerogjene.
Substancat që gjenden në materialin e bustinës së çajit
Bustinat e çajit shpesh përbëhen nga materiale plastike, material misri me bazë të degraduar, ose letër të përpunuar me agjentë toskikë. Epiklorohidrina gjendet në sasi të vogla në filtrat e çajit, dhe pavarësisht kësaj konsiderohet si një substancë me veti kancerogjene. Ndaj rekomandohet ta përgatisni vetë çajin në çajnik.
Nuk përmbajnë lule natyrale
Ideja se në bustinat e çajit mund të ketë lule natyrale të bimëve të ndryshme është e gabuar. Kjo, sepse ata mund të merren nga burime shtazore apo bimore dhe të përpunohen në disa mënyra. Mund ta kuptoni këtë nëse çaji ju bën alergji ose ndjeni një shije ndryshe nga ajo që në fakt duhet të kishte.
Lulet natyrale janë të domosdoshme në mënyrë që çaji të ketë shijen e duhur. Kjo ndodh për faktin se kompanitë e mëdha janë të etur për të krijuar produkte të tregtueshme, duke shkurtuar kështu shpenzimet e tyre dhe duke rritur fitimet në anën tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here