Celet Java e Gjuhës dhe Kulturës italiane

Ka celur sot siparin, edicioni XVI i javës së Gjuhës Italiane në Botë dhe me këtë rast edhe në qytetin e Gjirokastrës.

Është zgjedhur qendra e vetme universitare publike në jug të vendit sic është Universiteti “Eqrem Cabej”, për të celur aktivitetet promovuese italiane, të cilat do të jenë të pranishme prej ditës së sotme dhe deri më 23 tetor. Sipas konsullit të Nderit të Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi, vargu i aktiviteteve, do t’i dedikohet gjithashtu edhe kreativitetit italian dhe markave të tij në sektorët e modës dhe dizajnit. Sot java e gjuhës dhe kulturës italiane, është celur me shfaqjen e filmit “Il giovane favoloso” të regjisorit Mario Marton ku është ndjekur nga publiku vendas në sallën e Universitetit të Gjirokastrës. Java e Gjuhes Italiane në Botë, është rrjedhimisht dhe në Gjirokastër, eventi i promocionit të italishtes si gjuhë e kulturës klasike dhe bashkëkohore që rrjeti kulturor dhe diplomatik i Ministrisë së Jashtme Italiane, organizon cdo vit në javën e tretë të  muajit tetor.  Lindi si event para 15 viteve prej një marrëveshjeje mes Ministrisë së Jashtme Italiane dhe Akademisë “Crusca” dhe zhvillohet nën kujdesin e vecantë të kreut të shtetit Italian duke përfshirë përvec Instituteve Italiane të Kulturës edhe ambasadat dhe konsullatat. Në Gjirokastër Konsullata Italiane e Nderit si promovuesja kryesore e Javës së Kulturës dhe Gjuhës Italiane, ka pasur mbështetjen edhe të Universitetit “Eqrem Cabej”, Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, Insitutin Italian të Kulturës në Tiranë, si dhe DAR-Gjirokastër.

00228-00_02_59_49-still045 00228-00_03_05_13-still044 00228-00_03_12_31-still042

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment