Celja e vitit të ri akademik në Gjirokastër dhe auditori i zbrazur nga studentët

0
153

Viti i ri akademik ka nisur ndryshe në Gjirokastër.Në shkallët e zbrazura të tij u vërejt numri i ulët i studentëve që po startonin vitin e ri akademik me një ceremoni tashmë shabllonë pa kurrfarë emocioni nga ana e stafit të këtij universiteti.

Pavarësisht numrit të ulët të studentëve të pranishëm në ceremonin e celjes së vitit të ri ,rektori i këtij universiteti Bektash Mema në prononcimin e tij ka shfaqur vendosmërin se ky universitet do të vazhdojë rrugëtimin e tij dhe se me kalimin e viteve do të arrijë të frekuentohet më shumë . Sipas tij në tre raundet e para të regjistrimit ky universitet ka rreth 500 studentë të regjistruar në tre programet e studimit. Kryesisht programet e ekonomikut dhe infermierisë janë ato më të kërkuarat duke parë edhe tregun e punës. Pas nuk mbeten edhe programet dy-vjeçare profesionale ku ka pas kërkesa .

“Një vit i nisur me sfida ,shpresojmë që numri i studentëve të rritet pas raundit të fundit.Ajo që është problem janë prurjet e pakta në degën e mësuesisë gjë që varet me tregun e punës ,nuk ka ndikuar dhe aq nota mesatare por ka ndikuar fakti që në arsimin parauniversitar numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm” ka shprehur Bektash Mema

Braktisje të thellë këtë vit kanë pasur degët e mësuesisë si ato të gjuhës shqipe apo matematik fizik.Universiteti Eqrem Cabej ndonëse është një nga universitetet më të mëdha në vend vuan i pari braktisjen nga të rinjtë që po largohen cdo ditë jashtë vendit.

Ndërsa pretendohet se rreth 1500 studentë do të vazhdojnë arsimimin në këtë universitet përgjatë vitit në të gjitha programet e studimit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here