Celular me vajguri….Pse akoma te epoka e bronxit ne?-Artan Fuga

0
183

Pasi qeveria franceze vendosi qe te ndalonte perdorimin e celulareve ne shkolla deri ne nje nivel te caktuar, kete nisme e perkrahu edhe ministria jone e arsimit. Kjo nisme ka hapur debate nese duhet marre nje mase kaq drastike apo jo. Akademiku Artan Fuga eshte kunder ndalimit te perdorimit te celulareve ne shkolla nga nxenesit. Ja cfare thot ai jo pa ironi:

“Celular me vajguri
——————
Te heqim telefonin celular nga shkolla. 
Pastaj as wifi mos kete. 
Mos i shkoj mendja ndokujt te kerkoj qe ne klasa te kete kompjuter ose ekran elektronik. Hiqni edhe kalkulatricet. 
Te vozise zysha ne internet per t’u treguar nxenesve dije bashkekohore, as mos e mendoni se ndalohet.
Madje as epruveta per kimi.
Modelim robotike?
Kibernetike?
Menaxhim big datash?

U pupupu!

Doni te na prishni rinine!

Le te kthehemi te furnella me vajguri. 
Te kthehemi te periudha kur inkuizicioni varte per gjuhe galilein. 
Poshte teknologjia. 
Poshte progresi.

Se luajne nxenesit me celular dhe nuk e kane mendjen ne mesim.

As stilografa atehere se cpojne njeri tjetrin ne prapanice. 
As libra se mund te gjuajne njeri tjetrin.

O Zot si mund te na prodhoje mendja kaq reaksion nda shekullit 21?

Ndaj teknologjise.

Pse akoma te epoka e bronxit ne?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here