CEO i Pfizer nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Ramës pas takimit në SHBA: Nuk e kam ende vaksinën

0
147

Para pak ditësh Edi Rama shkoi në SHBA për të siguruar vaksinën Covid. Ai qëndroi aty për 5 ditë, ndërsa u fotografua dhe u filmua nga disa qytetarë edhe në rrugët e New York. Rama publikoi një foto me bosin e kompanisë së njohur Pfizer e cila ka prodhuar vaksinën anti-Covid me efekt 90%. Kryeministri e quajti takimin mjaft frytdhënës dhe tha se brenda dy muajve do të bënte të pamundurën për ta sjellë vaksinën në Shqipëri. Por në një deklaratë të vetë shefit të Pfizer Albert Bourla, u mësua se ky i fundit nuk e ka as vetë në dorë vaksinën. Pyetja që shtrohet natyrshëm në këtë rast është kjo: Për cilën vaksinë u takua Rama me Bourla?
Deklarata e Bourla, CEO i Pfizer, për mediat amerikane
Nuk e kam marrë ende vaksinën. Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes. Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos e prishur radhën. Këtë vit do të kemi rreth 50 milionë doza në dispozicion, shumica e tyre janë prodhuar tashmë.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
Takimi pozitiv me bosin e Pfizer, Albert Bourla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse. Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca. Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here