Çështja e detit në Hagë/ Meta: Rama nuk është konsultuar me mua

0
131

Presidenti i Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me atë për të çuar në Hagë çështjen e detit me Greqinë.
Meta ironizoi Ramën nga Korça duke thënë; “Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”
Presidenti thotë se për informacionet e marra mbi çështjen e detit duhet të falenderojë shtypin dhe përfaqësuesit grek që informojnë.
Në një deklaratë nga Korça, kreu i shtetit ironizoi kryeministrin kur tha se nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm Ilir Meta.
“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion.
Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta” , tha kreu i shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here