CESVI italian, në ndihmë për guidat turistike të Gjirokastrës

0
157

Gjirokastra dhe Berati dy qytete pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO, së shpejti do të përfshihen në guidat turistike përtej Adriatikut. Menaxhimi multi-kulturor, integrimi rural, trajnimi dhe njekohësisht marketing, ishin disa prej pikave që u diskutuan gjatë një takimi të zhvilluar në Gjirokastër mes kompanisë italiane CESVI dhe operatorëve të ndryshëm që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Gjirokastër.

Luca Lietti përfaqësues i kompanisë italiane, thotë se vendi ynë ofron një sërë dukurish për t’u eksploruar të cilat ndërthuren mjaft mirë mes tyre me natyrën, trashëgiminë, kulinarinë e mjaft faktorë të tjerë të cilat mund të sfidojnë vendet e tjera të Ballkanit si Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë etj, të cilat tashmë kanë një bashkëpunim me këtë kompani.

Nga ana tjeter Ardian  Gogo, pjesë e stafit organizativ shprehet se të tilla bashkëpunime, ndikojnë pozitivisht në promovimin e vlerave që ka vendi ynë.

Në takimin e parë të organizuar në Gjirokastër, fillimisht është kërkuar hartimi i një pakete mbi atë cka ofron Gjirokastra dhe konkurenca që ajo mund të bëjë me vendet e rajonit, ndërsa është konsideruar e domosdoshme edhe plotësimi i një harte të mirëfilltë e cila do të lehtësonte tepër guidat turistike të cilat mund të kryhen apo ofrohen në qytetin e gurtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here