Çfarë po fsheh Kryeministri pas fotos me Ronaldon?

0
177
Nga Red Varaku
Telenovela e shndërrimit të Shqipërisë në një kamp refugjatësh kësaj rradhe jo sirianë por afrikanë ,nisi dje me pranimin e 20 refugjatëve të parë nga Ditmir Bushati, i shoqëruar me foton përkatëse të Christiano Ronaldos sipas spinrecetës.

Telenovela e re po bëhet gati të rinisë në shtator me qëllim që t’i paraprijë revoltës popullore të shtatorit. Janë marrë të gjitha masat që paniku për shndërrimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh t’i kapë në befasi shqiptarët menjëherë pas pushimeve duke i rikthyer ata përsëri në gjendje anestezie, nën kontrollin e kryeministrit sepse kush kontrollon konfliktin, kontrollon vëmendjen!

Konflikti dhe debati i ri për shndërrimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh afrikanë, që pritet ta ketë siparin në fillim të shtatorit bëhet me qëllim për të devijuar opinionin publik nga problemet e vërteta që ka sot Shqipëria, të cilat do të jenë kuajt e betejës për protestën e opozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here