Çifti shqiptar feston Shën Valentinin me transport droge

0
156

Një burrë dhe një grua shqiptare u kapën me 15 kg kanabis në Igumenicë të Greqisë. Operacioni u zhvillua në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Raportohet se është ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.

Operacioni është zhvilluar dje, por u be publik sot. Në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara enkas, u zbuluan nga policia greke pakot me 50 gramë marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve.

Nuk bëhet publike mosha e tyre. Priten të tjera detaje në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here