Cilat qarqe rrezikojnë përmbytjen sot/Ja çfarë parashikon IGJEUM

0
144

Dita e sotme (20 nëntor) do të fillojë me reshje shiu dhe me shtrëngata,  Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje intensive. Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera priten reshje mesatare, ndërsa në zona të kufizuara do të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në jug të vendit. Qarqet që janë më të rrezikuar për përmbytje për shkak të intensitetit të lartë janë Elbasani, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra .

Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

TEMPERATURAT

E mërkurë, dt.20, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 12 °C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here