“Çmendet” Laerti i postës, 300 milionë tender për karikues makinash elektrike, pa i patur mjetet akoma

0
194

Laert Duraj rezulton të jetë një ekzemplar i vërtetë në përthithjen e parave. Aq shumë ka marrë saqë është bërë një mjeshtër i abuzimit me milionat e miliardat që kalon nëpr duar nëpërmjet tenderave që organizon në emër të Postës Shqiptare. Duket se asgjë nuk e ndal furinë e tij të krijimit të tenderave të çuditshëm me shifra stratosferike, që më pas merret me mend se ku përfundojnë. Një rast me të vërtetë i habitshëm është ai që po ju paraqesim sot.


Drejtor Laerti ka organizuar një tender me numër reference REF-77182-10-30-2020 për të blerë karikues për makina elektrike. Mirëpo nëse lexon dokumentat e tenderit nënkuptohet se mjetet elektrike që i përputhen numrit të karikuesëve elektrikë nuk janë blerë akoma, por ama Laerti hap tender për të blerë karkuesit elektrikë. Pra blen karkikues elektrikë, pa patur makinat. Nëpër media të ndryshme vërehet se në vitin 2019, në një prononcim mediatik të Erion Veliajt, Laerti dispononte vetëm 6 makina plotësisht elektrike. Mirëpo për habi, tenderi është hapur për 20 karkues makinash elektrike, pra 14 më shumë se sa pretendohet se disponon Posta Shqiptare.
Në një kohë kur Shqipëria vazhdon të ketë mjete me naftë prodhim edhe të para vitit 2000, Laerti harxhon 300 milionë për të blerë karikues makinash elektrike në një numër shumë më të lartë sesa flota që disponon. Nga ana tjetër në tender ka marrë pjesë vetëm fituesi, përkatësisht bashkimi i operatorëve ”Tetra Solutions” & “R.S.&M” me vlerë të ofruar thuajse të barabartë me vlerën e fondit limit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here