Çoçlli nuk shikon humbjen e thellë por merret me gjyqtarin e takimit

0
169

Trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, e sheh përsëri me dyshim situatën se si skuadra e tij trajtohet nga gjyqtarët. Duke folur për SuperSport, ai deklaroi se nuk kuptonte se sa gabime kishte kundër ekipit të tij në moment vendimtar.

“U munduam të mbajmë ritmin, por nuk e arritëm pas disa oshilacioneve. Janë çuna të rinj dhe progresi është problematik. E parashikova dhe e studiuam që të mos bënim hap fals. U përpoqëm dhe çeduam në pika që ne kishim besim. Ekipi është i cunguar dhe kemi aktivizuar tre lojtarë të dëmtuar për të plotësuar grupin. Qato ka probleme me tendinën dhe ka luajtur i sforcuar dhe sot u dëmtua. Edhe Isufi ka probleme në kavilje.

Penaltia? Këtë nuk e di, nuk e kuptoj, ka shumë gjëra që më vijnnë në mendje. Nuk mund të akuzoj njeri, a është i paaftë, a e bën me dashje, këtë nuk e di. Por është katastrofë. Kur hyjmë në ndeshje themi çfarë do të bëjë gjyqtari sot. Në momentin tonë më të mirë, ai jep penallti, nuk e di si e gjykoni. Me atë që shoh nuk ka asnjë element. Ndoshta pretendohet të vihet VAR”, tha Çoçlli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here