Covid-19/ 7 viktima dhe 436 raste të reja në Greqi

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Gjatë ditës së djeshme në shtetin fqinj janë regjistruar 7 viktima dhe 436 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 23,495 të prekur, ku 55.5% janë burra, shkruajnë mediat greke.
Kryesisht 3,404 e personave të prekur janë raste të konfirmuara nga udhëtimet e realizuara nga jashtë. Ndërkohë 86 persona janë në intubim, të cilët një pjesë e mirë e tyre kanë sëmundje shoqëruese.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment