Covid-19/ Ambasada e Kroacisë dhuron veshje dhe maska për Policinë Shqiptare

0
167

Ambasada e Kroacisë ka dhuruar 50.000 maska dhe 500 veshje mbrojtëse për Policinë e Shtetit.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, Ambasadori i Kroacisë Zlatko Kramarić i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, donacionin me mjete mbrojtëse nga COVID-19, për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ambasadori i Kroacisë z. Kramarić,e ka konsideruar këtë donacion si simbol të miqësisë ndërmjet dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here