Covid-19/ Bashkia Gjirokastër aplikon pikat distancuese

0
144

Kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi është ndalur sot në tregun e fruta perimeve në qytet , ku ka inspektuar nga afër situatën në këto tregje. Golemi u ka kërkuar shitësve të respektojnë udhëzimet e dhëna në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi për shkak të Covid-19.
Sipas udhëzimeve frutat apo perimet duhet të jenë të mbuluara me plastmas nga ana tjetër janë vendosur dhe pikat nga ku do të ruhet distanca nga një person në tjetrin në subjektet përkatëse. Kryetari i bashkisë Flamur Golemi u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet deri në përfundim të kësaj lufte.
Deri më tani Qarku i Gjirokastrës nuk ka asnjë të prekur me Covid-19 .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here