Covid 19/ Çmenduria e Evropës, rikthehen masat e rrepta ne disa shtete

0
148

Europa po rikthen disa prej masave te rrepta që tentojnë frenimin e pandemisë Covid 19.
Pas rekordit të 7300 infeksioneve të reja në 24 orë, të deklaruara në Francë po flitet se vendi mund të futet sërish në izolim dhe si shumica e vendeve të Unionit Europian, Parisi i është rikthyer detyrimit për mbajtjen e maskës kurse në Marsejë, baret dhe restorantet mbyllen nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Mynihu, në Landin gjerman të Bavarisë ka vendosur të ndalojë konsumimin e alkoolit në hapësirat publike pas orës 23 të mbrëmjes dhe shitjen e pijeve alkoolike pas orës 9 të mëngjesit, teksa ka 35 pozitivë për 100,000 banorë.
Spanja ka thirrur në ndihmë ushtrinë për të penguar përhapjen e pandemisë, nga sot Ukraina do të mbyllë kufijtë e saj për një muaj, kurse Hungaria nuk do lejoj hyrjen në vend duke filluar nga 1 shtatori.
Në Rajonin e Ballkanit, Kroacia është vendi i parë që ka rivendosur disa prej masave kufizuese rajonin e Split-Dalmacisë ku është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura me më shumë se tre persona. Dasmat dhe funeralet gjithashtu janë kufizuar në 50 vetë, festimet familjare në 20, ndërsa vizitat në azilet e të moshuarve janë pezullohen. Gjithashtu palestrat dhe qendrat sportive janë mbyllur. Masa të ngjashme janë rivendosur edhe në Rumani dhe në ishullin grek të Mikonos
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar për rritjen e rasteve të reja të Covid në Europë. Pak ditë më para Organizata u shpreh se në Kontinentin e vjetër ka çdo ditë 26 mijë të identifikuar me Covid, nga të cilët shumica janë të rinj
Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën tha se “Askush nuk është i pathyeshëm. Edhe nëse nuk vdes nga COVID-19, ai mund të na futet në trup si një tornado me një bisht të gjatë”.Të gjitha këto po shqetësojnë njerëzit të cilët po i frikësohen një karantine të dytë çka do të thoshte rrënim total të ekonomisë dhe më shumë vdekje do të shkaktoheshin prej urisë se sa prej Covid 19. E gjitha një marrëzi që do tu faturohej qytetarëve të thjeshtë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here