Covid 19 dhe mësimi online , universiteti i Gjirokastrës kërkon rikthimin e studentëve në auditore

0
139

“Mësimi online nuk e zëvendëson mësimin në auditore”-kjo është ajo ç’ka rektori i universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema pohon .
Mema thotë se pavarësisht se si universiteti dhe bordi i tij janë munduar të marrin të gjitha masat studentët kanë hasur vështirësi në marrjen e leksioneve dhe zhvillimin normal të procesit mësimor prandaj me rëndësi është rikthimi i tyre në auditore. Duke shmangur vështirësin e dyanshme pasi dhe stafi pedagogjik kanë patur të njëjtin problem.
“Por jemi të varur nga vendimi i Komitetit të Ekspertëve”- thotë ndër të tjera Bektash Mema.
Një kërkesë e ngritur së fundmi nga ana e studentëve është dhe përgjysmimi i tarifave për Bachelor e Master. Për këtë Mema thotë se universiteti i Eqrem Çabej i ka tarifat në nivel dysheme. Krahasuar me universitetet e tjera universiteti i Gjirokastrës ka prurje të ulët të studentëve për këtë dhe të ardhurat janë të kufizuara ndaj dhe një gjë e tillë nuk është e mundur.
Nëse Komitetit i Ekspertëve do të aprovonte duke marr një vendim të diferencuar për universitetin e Gjirokastrës atëherë do të rikthente në auditorë rreth 1625 studentë të 16 programeve mësimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here