Covid-19 dhe rregullat në plazhe, operatorët turistik në jug të vendit kundërshtojn draftin

0
161

Operatorët turistikë dhe biznesi në jug të vendit kundërshtojnë draftin me rregullat për pushimet verore në kushtet e pandemisë. Ata kërkuan lehtësi nga pushteti vendor, në të kundërt thonë se sezoni do të jetë i dështuar që në nisje.
Operatorët turistikë në jug të vendit kundërshtojë draftin e Ministrisë së Turizmit për sezonin turistik që tashmë duhet të kishte nisur.
Bizneset në Sarandë thonë se janë të paralizuar, ndaj i paraqitën kryebashkiakut Gurma disa kërkesa për lehtësim të barrës.
“Propozimi i jonë do jetë përgjysmimi i taksave”
Pandemia do të diktojë plazh në distancë ndaj bizneset kërkojnë zgjerim të sipërfaqeve të plazhit për kontraktorët aktual.
“Ai do të na marrë lekët, nuk do të na falë”
“Duam të besojme që ky sezon do fillojë në korrik dhe do të shtyhet në kohë deri në tetor”
Thonë se pritshmëritë janë minimale ndaj kërkojnë angazhimin e institucioneve.
“Kërkesa e më kryesore është që ata të jenë rigorozë në zbatimin e rregullave të standardeve që protokolli përcaktin”
Propozimet për ndryshime ia dërguan bashkisë dhe institucioneve të tjera, ndërsa paralajmëruan se do të pezullojnë licencat në rast se nuk marrin zgjidhje
“Me këto kushte do fillojmë protestat deri në mbyllje të licencës”
Ministria e turizmit ka hedhur për diskutim një draft me rregullat e sezonit turistik në kushtet e pandemisë së koronavirusit të cilat janë të papranueshme për operatorët turistik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here