Covid-19 dhe karantina/ Fermerët në Gjirokastër hasin vështirësi

0
209

Covid-19 po rrezikon seriozisht ekonominë botërore ku këtij rreziku nuk mund ti shpëtoj as Shqipëria. Masat e ashpra për sa i përket Koronavirusit kanë ngadalsuar dhe pezulluar përkohësisht shumë sektorë përfshirë këtu bujqësinë e blegtorinë .Një situatë e tillë shihet kudo , prezente edhe në Gjirokastër.
Ne u ndalëm në Valare shumë pranë qendrës së qytetit ku fermerët shumica prej tyre kanë pezulluar punët për shkak të frikës nga Covid-19. Të tjerë kanë vazhduar punën me hapa më të ngadaltë .Disa nga problematikat që fermerët ngrejnë janë kryesisht mungesa e subvencionimeve nga shteti shqiptar dhe mungesa e tregjeve për shitje.
Nga ajo çka fermerët na tregojnë edhe jashtë kamerave është se kanë shumë vështirësi në shitjen e prodhimeve në këtë kohë karantine.Tokat kanë mbetur pa mbjellë .Brenda për brenda Shqipërisë prodhimet e tyre nuk arrijnë të shiten të gjitha duke bërë që njëpjesë e tyre të shkoj dëm . E rëndësishme për ta është hapja e kufijve për të patur mundësi të eksportojnë .Qeveria duhet të japi më shumë subvencione thonë ata për fermerët, për paratë e shumta që kanë investuar për mbjelljen e frutave apo perimeve . Gjatë kësaj kohe karantine , ajo që të bie në sy është rritja shpeshherë abuzive e çmimeve të këtyre të fundit të cilën fermerët e shpjegojnë si një mekanizëm që është i lidhur zinxhir megjithatë siç thotë edhe një fermer “goja nuk mund të futet në karantinë” pŕandaj edhe të tjerë që kanë pezulluar punën duhet ti rikthehen tokës pasi ata në këtë mënyrë jo vetëm mbajnë familjet e tyre por edhe gjithë njerëzit pasi janë në krye të këtij zinxhiri ekonomik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here