Covid-19/ Greqia ashpërson masat në pikat kufitare me Shqipërinë

0
150

Ditën e sotme Greqia ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare që e lidhin me Shqipërinë, të bëhet para kontrollit të pasaportave. Kjo masë vjen si pasojë e situatës Covid dhe parandalimin e përhapjëes së infeksionit. Një masë e tillë synon mbrojtjen e personelit të policisë kufitare. Lajmi u bë me dije nga zv/ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalia në Janinë. Në rast se një person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa patur kontakt me efektivët e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here