Covid-19/ Greqia shpalos planin e rihapjes

Me rënien e ndjeshme të shifrave nga koronavirusi, Greqia ka shpalosur edhe planin e rihapjes.
Sipas mediave greke, më 4 maj është faza e parë e rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë.
Po ashtu në këtë datë do të lejohen edhe dyqanet dhe parukeritë të hapen.
Më 11-18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafenetë, baret dhe restorantet, gjithashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.
Hotelet do të hapen në qershor, saktësisht në datën 15 qershor.
Për momentin në Greqi ka 2235 raste infeksioni dhe janë regjistruar 113 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment