Covid-19/ Kreu i ISHSH Gjirokastër apel qytetarëve të tregohen vigjilentë deri në përfundim të luftës

0
163

Qarku i Gjirokastrës aktualisht , vazhdon të mbetet i paprekur nga Covid-19. Ndonëse ka patur dyshime për disa qytetarë, ata kanë rezultuar pas testimeve negativ .
Për kreun e ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri është e domosdoshme vigjilenca në këtë periudhë të vështirë që po kalon gjithë bota përfshirë dhe vendin tonë. Në një prononcim për @ jugunews.net Sinojmeri i ka bërë thirrje qytetarëve gjirokastritë të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet , të kujdesen për veten, për të dalë sa më mirë nga kjo ” luftë” që kemi nisur me një armik të rrezikshëm që vazhdon të marrë jetë njerëzish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here