Covid-19, mbi 35 mijë pacientë po trajtohen në banesa

0
153

Mjekët e familjes janë ata që kanë një barrë të madhe në ndjekjen e një numëri të madh pacientësh covid në kushtet ambulatore.

Drejtuesja e Qendrës Shëndetësore nr.3, Bruna Shiroka tregon për Klan News se muaji Shkurt por edhe fillimi i Marsit ka sjell rritje të madhe të të infektuarve të cilët shfaqin edhe simptoma më të rënduara. Dhe shpesh herë të infektuar rezultojnë e gjithë familja, duke vështirësuar edhe më shumë stuatën.

 ‘Mjekët e familjes kanë një ngarkesë të tejskajshme. Një pjesë e madhe e pacientëve Covid-19 trajtohen në kushte shtëpie. Pra bëhet komunikimi dhe vlerësimi i tyre, qoftë në vizitën e parë fizike pasi pacienti i sëmurë vjen në qendrën shëndetësore, ku orientohet nëse ka një sëmundje që mund të jetë Covid-19 apo sëmundje tjetër’, shprehet mjekja.

Mjekët e familjes janë një pikë kyçe jo vetëm në trajtimin fillestar të pacientëve covid, por edhe më trajtimin e tyre më pas. Sepse pasojat post covid janë të shumta.

 ‘Ne kemi dërguar staf mjekësor edhe në banesë, për të ndjekur qoftë në analiza, por qoftë edhe me terapi muskulare jo terapi venoze. Duke vlerësuar shkallët në të cilat ne ligjërisht duhet të trajtojmë pacientët, kemi forma të lehta dhe të mesme. Nëse një mjek ka nevojë për terapi venoze kjo nuk është gjendje që duhet ndjekur në banesë’, tha mjekja Bruna Shiroka.

Një tjetër shqetësim janë edhe problemet neurotike. Madje 1 në 3 pacientë mund të shfaq shqetësime të shëndetit mendor.

 ‘Janë lodhjet nervore pas covid, gjendejt e ankthin mbetin për një kohë të gjatë dhe vështirësojnë rikthimin në jetën normale të pacientëve’, tha Shiroka.

Në vendin tonë rezultojnë se janë infekturr në mbi 112 mijë persona. Ndërsa aktivë janë 35 mijë persona, prej të cilëve mbi 23 mijë janë vetëm në Tiranë. /TvKlan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here