Covid 19/ Mbyllet kopshti numër 3 në Fier

0
139


Mbyllet për një javë, kopshti publik nr.3 në Fier pasi një pjestare e stafit ka dalë pozitive me Covid 19. ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit në fjalë duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.
Stafi i kopshtit, me drekë, ka njoftuar këtë të martë prindërit që të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre, pas daljes së përgjigjes së tamponit të njëres prej sanitareve të kopshtit, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit.
Menjëherë ka nisur hetimi epidemiologjik i rastit në fjalë, duke marrë të gjitha kontaktet e personit të prekur nga covid, ndërsa kjo e fundit është vetëkarantinuar. Fatmirësisht, deri më tani asnjë fëmijë apo pjestar tjetër i stafit nuk ka paraqitur simptoma të Covid, e kjo mbyllje e kopshtit, për një javë, është bërë si masë sigurie.
Ambientet e kopshtit janë dezinfektuar, dhe ky process do të kryehet cdo ditë. Më parë në Fier u mbyll edhe cerdhja Nr.4, ku një pjestare e stafit rezultoi me Covid. Kjo cerdhe do të rinis punën normalisht më datë 21 tetor, duke qenë se nuk ka pasur të tjerë persona të prekur nga virusi.
Fieri vijon të mbetet një vatër e nxehtë dhe rastet pozitiv me covid gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar në isntitucione shtetërore e private, por edhe në radhët e pensionistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here