COVID-19 në Gjermani, mijëra persona protestojnë kundër masave kufizuese

0
175

Mijëra qytetarë në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve ndaj koronavirusit, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.
Në Gjermani protestuan ditën e djeshme në disa qytete të mëdha mijëra persona kundër masave të rrepta, për mbrojtjen nga COVID-19. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 persona, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 persona, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.
Nuk respektohej distanca
Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla “Hiqeni turizën”, “Bashkohuni” dhe “Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë.
Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të pandemisë, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.
Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve./ DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here