COVID-19 në Shqipëri, 14 viktima dhe 753 raste të reja

0
230

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 753 raste të reja, nga 2532 testime të kryera.
Viktimat janë regjistruar; 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (08 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 753
Të shëruar ne 24 orë 347
Të shtruar në spitale 450
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.532
Testime totale 208.503
Raste pozitive 44.436
Raste të shëruara 22.527
Raste Aktive 20.973
Humbje jete 936

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here