COVID-19 në Shqipëri/ 4 viktima, rritet numri i rasteve të reja

0
155

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 289 raste të reja nga 1402 testime të kryera.
Viktimat e 24 orëve të fundit janë regjistruar; një 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar ne 24 orë 93
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1402
Testime totale 104,804
Raste pozitive 16501
Raste të shëruara 9957
Raste Aktive 6101
Humbje jete 443

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here