COVID-19 në Shqipëri, sot ndryshon ora policore

Duke filluar nga dita e sotme ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Gjithashtu, sot ashtu ka nisur mësimi online për studentët në Universitete, ndërsa për sistemin parauniversitar shkolla do të fillojë më 11 janar.
Ky vendim është marrë në kuadër të masave anti-COVID të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në 24 dhjetor, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të kufizonte lëvizjet e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00. Ky vendim do të ishte i vlefshëm deri më 4 janar.
Po ashtu, Komiteti i Ekspertëve pezulluan fluturimet me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar, ndërsa të gjithë personat që vijnë nga ky shtet, duhet të bëjnë karantinën 14 ditore, në kuadër të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment