Covid-19/ Operatorët turistikë në jug të vendit premtojnë ulje çmimesh për pushuesit këtë verë

0
142

Covid-19 po ndikon negativisht në sektorin e turizmit.Operatorët turistikë në jug të vendit e shikojnë me pesimizëm këtë sezon ndërsa kërkojnë nga qeveria shqiptare më shumë vëmendje dhe ndihmë financiare. Mbyllja e kufijve ka pezulluar hyrjen e turistëve të huaj në vendin tonë duke bërë kështu që operatorët turistikë ti kthejnë sytë nga pushuesit vendas duke premtuar dhe ulje çmimesh. Ndërsa nga bashkia kërkojnë përjashtim nga taksa e plazhit.

Është situatë e vështirë.Nuk e dimë si do të shkojë deri në fund.Qeveria nuk na ka ndihmuar , shpresojmë të bëhet diçka këto muaj pasi sezoni duhet të kishte nisur prej gati një muaji mëparë.Kemi investuar gjithë mundin tonë për tiu përshtatur kërkesave të turistëve duke menduar se do ti nxirnim ato para që investuam por siç duket do të jetë e vështirë. Çmimet normalisht të detyron situata të ulen në të kundërt do të falimentojmë.”

Ulje çmimesh për pushuesit vendas do të ketë patjetër por dhe detyrimet tona ndaj shtetit janë të shumta ndaj duhet të ketë lehtësime pasi ky sezon duket pa nisur se si do të jetë.shpresat i mbajmë tek vendasit tashmë, për të huajt nuk bëhet fjalë !”

Përhapja e Covid-19 solli një numër të lartë anullimesh të pronotimeve të bëra më herët në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here