Covid-19-Përplasja për testimet/ Bardhi: Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair

Nga Gazment Bardhi

Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.”
Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.
Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment