Covid-19/ Policia ngre postblloqe në zonat e gjelbërta, ndalohet hyrja e qytetarëve nga zona të tjera (video)

0
159

Policia e Shtetit ka ngritur postblloqet në zonat e gjelbërta për të ndaluar depërtimin e qytetarëve nga zona të tjera.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka deklaruar se do të ndalohet kategorikisht futja e qytetarëve në det , pasi është i ndaluar frekuentimi i plazheve deri në një urdhër të dytë.
“Mbas inspektimit të pikave të kontrollit në Gjirokastër dhe në Llogara, jemi në zonën e gjelbër. Për qytetarët e kësaj zone fasha orare për lëvizjen nuk duhet keqpërdorur. Kjo mundësi e dhënë veç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të monitorohet edhe nga Policia e Shtetit që nëse do ketë shkelje do të pasohet me gjobë.
Qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm që kjo situatë stabël në zonat e gjelbërta të jetë në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi zonave të tjera t’i shtohen kësaj skeme. Për të gjithë zonat e bregdetit ndalohet të futesh në det. Qytetarët të mos frekuentojnë plazhet deri në një urdhër të dytë që do përcaktojë si do veprohet me plazhet.
Një tjetër grup do qëndrojë mes Gjirokastrës dhe Sarandës për të ndaluar qytetarët të hyjnë në zonë apo për ta parë si një mundësi për të hyrë në det” , u shpreh Ardi Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here