Covid-19/ Prefekti i Gjirokastrës mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile: Të merren masa, thirrje të moshuarve mos dilni nga shtëpitë , rrezikoni!

Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka ngritur Komisionin e Mbrojtjes Civile në qark për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Në funksion të Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në qark, ditën e sotme z. Aliaj zhvilloi në ambientet e Institucionit të Prefektit një conference call me të gjithë kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore të qarkut Gjirokastër dhe drejtuesit e degëve territorial anëtarë të këtij komisioni, mbi marrjen e masave për menaxhimin e situatës COVID-19. Ku synohet ofrimi i asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë . Gjithashtu po verifikohen listat e shtresave në nevojë, të cilëve do t’ju ofrohen ndihma në ushqime apo medikamente . Nga ana tjetër, prej Drejtorisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor po ofrohet asistencë për pacientët dhe shpërndarje e medikamenteve të rimbursueshme . Ndërsa për shpërndarjen e pagesave mujore nga programi i sigurimeve shoqërore, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i të moshuarve, prej Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës Shqiptare po punohet për dorëzimin e pensioneve në banesë. Prefekti i qarkut në këtë komunikim online i ka bërë thirrje qytetarëve të sensibilizohen, kryesisht të moshuarit për të evituar daljet dhe për të respektuar fashat kohore të lëvizjes për të mirën e shëndetit të tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment