Covid-19/ Rama paralajmëron ndëshkime të ashpra ndaj atyre që do shkelin masat kufizuese

Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme do të lehtësohen masat kufizuese, por krahas tyre, do të rriten ndëshkimet për të gjithë ata që shkelin rregullat.
Kryeministri ka lajmëruar se nga java që vjen, do të zgjatet fasha orare e lëvizjes, do të hapen edhe dyqanet, por këtyre të fundit do t’u kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë, si dhe do të vendosen rregulla strikte në shërbim.
Ndërsa sa i përket lëvizjes së makinave, do lejohet të qarkullojnë vetëm makinat private të personave që janë të punësuar.
Rama ka njoftuar se Tirana, Durrësi dhe Fieri do të kthehen në vatër-lojën tonë nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk respektojmë rregullat. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e grumbullimeve masive siç janë varrimet, sepse aq do t’i duhej virusit të infektonte shumë persona, ndërsa permendi dhe rastin në Shkodër.
Më e keqja nuk ka kaluar, po mund të na ndodhë ja kështu, sa hap e mbyll sytë, dhe mund të na marrë me vete nëse mendojmë se ia hodhëm. Për këtë mjaftojnë vetëm pak koka.
Kjo nuk ndodh kudo në Tiranë, por në tregun e Kombinatit dhe diku tjetër, por kjo del e tepron për t’i bërë gjëmën Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Kjo ndodh sepse disa nuk po duan akoma të kuptojnë se ku ka më keq të mos i japësh dot lamtumirën njëriut të dashur.
Nuk e ndava me ju sot një pamje tmerruese në një varrim në Peshkopi. Aman o njerëz, aman se me gjoba do ta zgjidhim këtë punë, se në Shkodër e infektuan njëri-tjetrin në një mort dhe pastaj shkuan deri tek të shtatat.
Të gjithë duhet ta marrin vesh se më e keqja nuk ka ardhur dhe kjo nuk është çështje oraresh e rregullash, po e zemrekut të sahatit të trurit që disave i ka mbetur 12. Tirana, Durrësi, Fieri do të bëhen vatër-loja jonë, nëse nuk i shtrëngojmë fort vidat e zinxhirit mbrojtës.
– Do zgjasim fashën orare dhe të rrisim ndëshkimesh dhe do shkojmë deri në heqje lirie për ata që shkelin rregullat.

  • Më pas do të përpiqemi të lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për të gjithë ata që kanë kompani private.
  • Rritje të ndëshkimeve deri në heqje lirie, nëse automjeti për shembull përdoret për të transportuar të tjerët.
  • Do të lejojmë dhe hapjen e dyqaneve, po do të kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë si dhe do të vendosen edhe rregulla strikte në shërbim.
  • Le të përgatiten që në momentin e hapjes të jenë gati për respektimin e rregullave për klientët dhe stafin. Nuk mund dhe nuk do të lejojmë më që të ketë thjesht mbyllje gjobitje, por deri konfiskim dhe heqje lirie për autorët e akteve kriminale.
    -Duhet të përshkallëzojmë të gjitha këto masat që një pakicë mos të marrë në qafë shumicën.
  • Nuk mund ta humbim këtë luftë për qejfin e atyre që akoma nuk po duan të marrin vesh. Ne do ta fitojmë këtë luftë me se s’bën. Teksa po shkojmë çdo ditë drejt pikut të luftës, që ende nuk e kemi arritur, bilanci duhet bërë fund dhe nuk ka ndeshje që mbaron pa rënë bilbili.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment