Covid-19/ Rëndohet situata, merret vendimi për universitetet

Komiteti Teknik për përballimin e pandemisë ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën me koronavirusin në vend duke vendosur njëkohësisht edhe vijimin e mësimit online në universitete.
Kështu, mësimi online do të vijojë deri në një urdhër të dytë në varësi të situatës me koronavirusin.
“ Siç e kemi thënë që po të kishim një vlerësim të masave me intensitet të mesëm mendojmë se mësimi në universitete, për shkak të situarës do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të dinamikës.
Masat e tjera, do të shikojmë nëse do të ndryshijnë numrat. Ajo që ne vazhdojmë të themi është se beteja me Covid nuk është thjesht spitalore. Është betejë e të gjithëve. Të nderuar qytetarë vetëm ëse do të zbatoni të gjitha masat që i kemi thënë vazhdimisht, vetëm ë këtë mënyrë do të ndalojmë epideminë.
Jemi akoma ë kushte të llogaritura mirë që që mund ta ndalojmë “, u shpreh Mira Rakacolli.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment