Covid-19/ Tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër nuk zbaton masat, mungojnë kontrollet (video)

0
153

Mbyllja totale gjatë fundjavës ka detyruar qytetarët gjirokastritë ti drejtohen tregut të fruta perimeve këtë ditë të premteje .Që në orët e para të mëngjesit qytetarët kanë frekuentuar këtë treg për tu furnizuar me fruta perime .Nga vëzhgimi i @ jugunews.net tregtarët e fruta perimeve nuk kanë zbatuar asnjë nga udhëzimet e dhëna deri më tani për mbrojtjen e konsumatorëve nga Covid-19 .Duke nisur që nga mbulimi me plastmas i frutave apo perimeve e cila është e qartë nga pamjet që nuk është kryer, lejimi i blerësve të prekin çdo produkt si dhe distanca e cila nuk është respektuar për asnjë moment as nga tregtarët e as nga blerësit .
Nga ana tjetër qytetarët që kanë dalë lirshëm në treg janë të pa pajisur me maska apo dorashka, të paktë janë ata që i disponojnë .Gjithashtu rregullin e kanë thyer edhe të moshuarit të cilët lëvizin normalisht kudo pa asnjë hezitim ndonëse e kanë të ndaluar daljen për shkak të rrezikut që paraqesin për Covid-19.
Gjatë ditëve të fundit propaganda e arritjeve të institucioneve vendore në Gjirokastër ka qenë maksimale por i gjithë show që i serviret publikut se po bëhet “punë ” bie ndesh me atë çka ndodh në realitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here