Gjirokastër/ Bizneset ulin qepenat/ Covid-19 fut qytetarët në borxhe

0
154


Situata e krijuar nga Covid-19 në Shqipëri ka ndikuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve .Marrja e masave shtrënguese me qëllim “pengimin” e përhapjes së virusit nuk ka sjellë gjë tjetër veç varfëri. Ku qytetet e vogla sic është dhe Gjirokastra rezulton të jetë më e prekur nga “pandemia” e borxheve dhe varfërisë ekstreme.
Të shumtë janë qytetarët që izolimi u ka zbrazur jo vetëm xhepat por dhe kursimet ndër vite duke mbetur të pashpresë e duke u zhytur në borxhe.Nga ana tjetër “pagat e luftës” nuk janë shpërndarë apo qytetarët nuk kanë patur informacionin e duhur për të aplikuar dhe përfituar diçka.E cila është minimaliste në krahasim me nevojat që kanë njerëzit për gjërat më bazike si dhe periudha e gjatë e izolimit që është në përpjestim të zhdrejtë me këtë pagesë . Bizneset gjithashtu janë prekur , akoma dhe më shumë në këtë kohë shtetrrethimi ku të shumtë janë bizneset gjatë kësaj kohe që janë detyruar të ” dorëzohen” duke i vendosur drynin subjekteve të tyre .
Siç shihet nga pamjet shumë prej tyre kanë qenë subjekte tregtare kryesisht dyqane artizanati apo lokale të cilat sot janë të boshatisura apo të mbyllura me qepen.
Ndonëse Qarku i Gjirokastrës aktualisht bën pjesë në zonën e gjelbërt ku përfiton nga lehtësimi i masave kundër Covid-19 të paktë janë qytetarët që lëvizin në rrugët dhe sheshet e vendit.Ndërsa hapja e bizneseve është e cunguar ndonëse bëjnë pjesë në listën e subjekteve të lejuara sepse ashtu siç thonë vetë tregtarët jashtë kamerave nuk kanë informacion që lejohen apo të dinë të aplikojnë në portalin ealbania për tu pajisur me autorizim.Problem tjetër që tregtarët ngrenë është dhe mungesa e qarkullimit të njerëzve të cilët vazhdojnë të jenë të kujdesshëm duke qëndruar në shtëpi apo duke zbatuar fashën e orarit duke ndikuar tek fuqia blerëse.Cka vazhdon të pezullojë bizneset në Gjirokastër duke i detyruar këta të fundit të shkojnë drejt falimentimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here