Covid-Gjermania rihap kufijtë me vendet e BE-së më 16 qershor

0
134

Gjermania do të heqë kontrollet kufitare për qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian duke filluar nga data 16 qershor.
Kjo u deklarua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer gjatë një konference shtypi në Berlin.
Vendimi u mor sot nga kabineti i Kancelares Angela Merkel.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimin e situatës në vendet fqinje,” shpjegoi ministri, i cili do të urdhërojë që të ulen gradualisht kontrollet deri më 15 qershor.
Për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të “reciprocitetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here