Covid i merr jetën inxhinierit të njohur fierak

0
139

Covid nuk ka kursyer duke i marr jetën edhe inxhinjerit të naftës Bari Shanaj.
Shanaj kishte pasur komplikacione dhe ishte menduar se ato vinin si rezultat i një të ftohure. Duke u përkeqësuar gjendja shendetësore ai është shtruar në spital. Disa orë më parë mësohet se Bari Shanaj i cili për disa vite ka mbajtur dhe postin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë Albpetrol në vitet 1992-1994, ka ndërruar jetë për shkak të Covid -19.
Disa javë më parë bashkia e Patosit e nderoi dhe me titullin ‘Mirënjohja e qytetit’ me rastin e 70 vjetorit të krijimit të qytetit naftëtar të Patosit.
Bari Shanaj ka aderuar dhe është nga themeluesit e PD dega Fier. Në vitin 1994 Shanaj është emëruar edhe Prefekt i Qarkut Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here