Covid, mbyllen 2 fasoneri në qytetin e Përmetit

0
223

Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur, për shkak të mos zbatimit të protokollit anti-COVID. ISHSH Gjirokastër ka marrë këtë vendim pasi inspektoi ambientet e këtyre dy fasonerive, ku ra në sy mosdistancimi i punonjësve nga njëri-tjetri, si dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërmbushjes së kritereve të përcaktuara nga ligji.
Mbyllje e pjesshme është bërë edhe në zyrën e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër, zonat e Mbrojtura Malore, si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës. Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë, deri sa të shërohen personat e prekur me COVID.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here