Covid19/ Probleme me sistemin në palën greke, shqiptarë e të huaj mbeten në kufi

0
129

Greqia ka bllokuar hyrjen nga pika kufitare e Kakavijës prej orës 12 të mesnatës. Shkak është bërë për këtë aplikacioni PLF i cili duhet të plotësohet me detyrim nga shtetasit shqiptar e të huaj para se të hyjnë në Greqi për shkak të gjendjes të koronavirusit.
Ndërsa kthimet nga Greqia drejt Shqipërisë vijojnë normalisht.

Zëvëndës kryeministri grek Stelios Petsas më herët ka bërë me dije se nga data 22 korrik, të gjithë shtetasit grek si dhe minoritarët që kanë lejen e homogjenit duhet të plotësojnë formën përkatëse të hyrjes (passenger locator form), për të hyrë në shtetin fqinj nga Kapshtica dhe Kakavija.
Ndërsa, për punëtorët sezonalë shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe largohen para katër gushtit, nuk do të kenë më të drejtë të hyjnë në shtetin fqinj deri në një urdhër të dytë.
Qeveria greke ka bërë me dije se këto masa janë marrë në bazë të dhënave epidemiologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here