Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv me Covid-19

0
168

Cristiano Ronaldo është infektuar me Covid-19 . Lajmi është konfirmuar nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila ka deklaruar se testi i Ronaldos ka rezultuar pozitiv.
Në deklaratë thuhet se Ronaldo është asimptomatik, ndërsa është karantinuar. Ai ka rezultuar pozitiv gjatë testeve që u janë bërë lojtarëve në grumbullimin me kombëtaren e Portugalisë, e cila pritet të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ronaldo do të mungojë në takimin e kësaj fundjave të Juventus në Serie A.

(Burimi : The Guardian)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here